“Kërkoj ndjesë, nuk kam moshë të bëj nga këto gjëra”! Trajneri i Erzenit i sinqertë: Fati që na mungoi në shumë ndeshje na u kthye sot kundër Tiranës

Erzeni ka shuar disi krizën e rezultateve në ndeshjen me Tiranën. 5 ndeshje kishte pa fitore kjo skuadër dhe në 8 ndeshjet e fundit, kishte fituar vetëm një takim. Megjithatë Erzeni arriti që t’ia dalë kundër bardhebluve falë golit të Mihanës në minutën e 36.

Në pjesën e dytë, Tiranës iu mohuan dy gola me Abazajn dhe Najdovskin. Kryeqytetasit e shtuan shumë ritmin në minutat e fundit të takimit por në disa raste portieri kundërshtar, në të tjera mungesa e konkretizimit dhe e fatit, bëri që Tirana të dilte pa pikë nga ndeshja e sotme. Një nga ato takime ku ishte e shkruar nga fati për të përfunduar kështu… Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Deliallisi: “Kërkoj ndjesë për herën e fundit që nuk dola në intervistë, ishte për arsye shëndetësore, nuk kam moshën dhe as mendjen për të bërë gjëra të tilla që të mos dalë në intervistë. Sot ia dolëm, sakrifikuam, kishim edhe fatin me vete. Erdhi fati që na mungoi gjatë gjithë ndeshjeve të fundit, duhej të kishim marrë më shumë pikë në takimet e kaluara, por fati na mungoi. Na u kthye sot me Tiranën. Sot duhej të ishim cinik, në ndeshjet e tjera kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe nuk kemi marrë pikë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *