VIDEO/ Ishte e shkruar për…”JO”! Tiranën nuk e do goli, Erzeni shuan krizën me bardheblutë dhe i kthehet fitores pas 5 ndeshjeve

Erzeni ka shuar disi krizën e rezultateve në ndeshjen me Tiranën. 5 ndeshje kishte pa fitore kjo skuadër dhe në 8 ndeshjet e fundit, kishte fituar vetëm një takim. Megjithatë Erzeni arriti që t’ia dalë kundër bardhebluve falë golit të Mihanës në minutën e 36.

Në pjesën e dytë, Tiranës iu mohuan dy gola me Abazajn dhe Najdovskin. Kryeqytetasit e shtuan shumë ritmin në minutat e fundit të takimit por në disa raste portieri kundërshtar, në të tjera mungesa e konkretizimit dhe e fatit, bëri që Tirana të dilte pa pikë nga ndeshja e sotme. Një nga ato takime ku ishte e shkruar nga fati për të përfunduar kështu… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online