“Kërkoj falje”! Gjimshiti ndjen peshën e fajit për barazimin me Islandën: Jam i zhgënjyer me veten, doja të hiqja topin dhe dhashë asist

Sezoni i ri i Ligës së Kombeve ka nisur me një barazim 1-1 në transfertë për Shqipërinë. Kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të Seferit në minutën e 30, por një humbje e përqendrimit pak pas fillimit të pjesës së dytë bëri që Islanda të ndëshkonte portën e mbrojtur nga Berisha. Pas përfundimit të sfidës, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport”-it.

Gjimshiti: “Në pjesën e dytë nuk luajtëm aq mirë. Kemi bërë shumë gabime. Sidomos te goli bëra kam bërë unë gabim. Kërkoj falje. Nga ana teknike nuk e hoqa mirë topin. Jam i zhgënjyer me veten. Kemi humbur më shumë duele në pjesën e dytë dhe ata morën vetëbesim. Skuadra e pëson prej gabimeve? Mund të flas për gabimin tim, nuk e di për të tjerët. Te gabimi im, doja ta hiqja topin dhe e kapa shumë keq, me të brendshmen dhe dhashë një asisit. Duhet të përmirësohemi”.

Seferi: “E bëra golin dhe mendova inshallah marrim tre pikët, sepse janë të vlefshme .Por edhe një pikë nuk është keq, sepse Shqipëria nuk ka fituar ndonjëherë këtu në Islandë. Jam shumë i lumtur për golin e parë me Kombëtaren. Besoj që kjo është puna e bërë me ekipin. E ndjeva se më erdhi topi kur goditi Abrashi dhe e futa në rrjetë. Nuk kisha shumë kontakt me topin. Në pjesën e dytë isha më i lirshëm”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *