“E ndjeva se do vinte topi kur goditi Abrashi”, Seferi flet pas golit të parë me Kombëtaren: Është puna e bërë me Tiranën

Sezoni i ri i Ligës së Kombeve ka nisur me një barazim 1-1 në transfertë për Shqipërinë. Kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të Seferit në minutën e 30, por një humbje e përqendrimit pak pas fillimit të pjesës së dytë bëri që Islanda të ndëshkonte portën e mbrojtur nga Berisha. Pas përfundimit të sfidës, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport”-it.

Seferi: “E bëra golin dhe mendova inshallah marrim tre pikët, sepse janë të vlefshme .Por edhe një pikë nuk është keq, sepse Shqipëria nuk ka fituar ndonjëherë këtu në Islandë. Jam shumë i lumtur për golin e parë me Kombëtaren. Besoj që kjo është puna e bërë me ekipin. E ndjeva se më erdhi topi kur goditi Abrashi dhe e futa në rrjetë. Nuk kisha shumë kontakt me topin. Në pjesën e dytë isha më i lirshëm”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online