Brozovic nuk ndalon me skandalet në Itali ndërsa vetëm pak ditë më parë do të kapej nga policia për shkelje të rregullave rrugore, e bashkangjitur edhe me përdorimin e alkolit mbi normën e lejuar. Së fundmi mesfushori i Interit ka hasur një tjetër telash për shkak të sjelljes aspak korrekte.
Shoku 42-vjeçar i lojtarit kroat kishte pësuar një lëndim në këmbë dhe Brozovic në panik e sipër duke parë gjakun, ka kërkuar në spital jashtë rregullave që miku i tij të futej përpara të tjerëve në radhë. Pra duke shfrytëzuar faktin se është i njohur gjerësisht, por kjo nuk mund të pranohej nga punojësit e spitalit. Këta të fundit kanë thirrur menjëherë policinë që ka mbërritur në vend, duke qetësuar lojtarin kroat. Ky i fundit ka kërkuar falje edhe mjekëve, menjëherë pasi e pa se gjendja po kalonte në serioze dhe do të kishte telashe me ligjin. /Sport Ekspres/