Kërkoi ta lejonin që të ikte te Barcelona, Bayern Munich i prish ëndrrën Lewandowski-t

Situata e Lewandowski-t tek Bayern Munich është kthyer në një luftë nervash. Sulmuesi ka kërkuar hapur largimin me destinacion Barcelonën por drejtuesit e klubit e kanë kthyer në një sfidë personale duke kërkuar respektimin e kontratës deri në 2023.

Drejtori sportiv, Oliver Kahn ka bërë presion mbi Leëandoëski-n duke kërkuar respektimin e kontratës dhe paraqitjen në stërvitjen parasezonale.

“Lewandoëski ka një kontratë deri në 2023 dhe ne kërkojmë respektimin e saj. Ai duhet të paraqitet në fillimin e stërvitjes parasezonale dhe ne jemi të lumtur ta mirëpresim. Situata e tij nuk ka ndryshuar dhe ka edhe 1 vit kontratë me Bayern Munich”- u shpreh ish legjenda e Gjermanisë.

Situata midis lojtarit dhe klubit mbetet në tension me Barcelonën që mbetet në pritje dhe që nuk ka ndërmend të ofrojë para për 33 vjeçarin polak. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online