Brajan Gruda ka lënë pas dëmtimin e tij dhe u kthye sërish në fushën e lojës. Anësori i djathtë që kërkohet edhe nga Kombëtarja shqiptare ka luajtur me fanëllën e Gjermanisë U21, ku dha edhe një asist. Në një intervistë për “Kicker.de”, ai është shprehur se ndihet mirë ne ekipin U21, por një ftesë nga skuadra e parë e Gjermanisë do ta bënte të lumtur.
“Ndihem rehat këtu me U21-shin. Por sigurisht që do të isha i lumtur të pranoja një ftesë për t’u bashkuar me ekipin A. Gjëja e rëndësishme është të qëndrosh i shëndetshëm. Pjesa tjetër do të kujdeset vetë. Objektivi në Euro 2025. Mendoj se mund të jemi në pesëshen e parë, nëse jo në tre të parat. Qëllimi ynë është të rikthehemi në krye”, ka thënë Brajan Gruda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/