Kërkesë për kthimin e tifozëve për Kombëtaren, Qeveria i jep përgjigje FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në tryeën e Qeverisë për të rikthyer tifozët në stadiume. Sigurisht që numri do të jetë i limituar me një kapacitet 30%, siç edhe e parashikon protokolli i UEFA-s. Organizimi më i lartë i futbollit në Europë lejon praninë e tifozëve në kometicionet e saj, por në fund janë Qeveritë ato që thonë fjalën e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka kthyer përgjigje negative lidhur me kërkesën e paraqitur nga FSHF. Në këto kushte, Kombëtarja shqiptare do detyrohet t’i luajë të 3-ja ndeshjet e muajit nëntor pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit, që aq shumë i kanë munguar në këtë periudhë, duke qenë se kanë qenë një motiv shumë i madh nxitës për djemtë e Rejas. Por sipas dokumentit të publikuar nga “Shqiptarja.com”, Ministria e Shëndetësisë e konsideron mbushjen e stadiumeve si një faktor me ndikim të lartë në përhapjen e Koronavirusit në vend./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online