Kërkesat e Dajës, do disa lojtarë të Skënderbeut në Vlorë

Ilir Daja tashmë është ish-trajneri i Skënderbeut dhe ndarja ka qenë e çuditshme. Asnjë njoftim zyrtar, asnjë shtrëngim duarsh e asnjë foto kujtim nga mbyllja e një epoke.

Trajneri kampion është larguar në heshtje, ndoshta duke e kuptuar se në Korçë nuk e ka mendjen më askush te festat e ceremonitë. Përjashtimi nga kupat e Europës të paktën për këtë verë kanë hedhur në erë punën e një sezoni dhe tashmë plani i vetëm është ulja e shpenzimeve dhe shpresë te beteja finale në CAS, në fund të vitit.

Ndërkaq, Daja sheh karrierën e vet dhe në Shqipëri realisht vetëm Flamurtari është një opsion. Vlonjatët duan trajner fitues, duan ekip fitues, por ende po ngurrojnë që ta zyrtarizojnë Dajën. Pse?

Ndoshta një arsye ka të bërë me garancitë që kërkon Daja për një ekip fitues. Sport Ekspres mëson se janë disa veteranë në Korçë, si Radas, Osmani, Muzaka e Vila që Daja i do në Vlorë. Grupi i besnikëve të tij, për të ndërtuar një bërthamë që të mbajë skuadrën nën kontroll, pa harruar që në Superiore lojtarë me kaq shumë eksperiencë dhe mentalitet fituesi janë një garanci për sukses.

Te Flamurtari nuk e kanë me qejf. Fatura financiare është e kripur, lojtarët janë të gjithë mbi 30 vjeç dhe në vitet e fundit të karrierës. Jo vetëm kaq, sepse Osmani për shembull nuk ka miq në Vlorë dhe afrimi i shumë lojtarëve nga Korça do të krijonte shumë debate e përçarje.

Daja pret me qetësi, nuk ka nxitim, edhe nëse nuk firmos në Vlorë, por Flamurtari nuk mund të gabojë më. Nëse sezonin e ardhshëm dështohet sërish, atëherë gjithçka merr fund dhe më mirë të ikin të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online