Spanja vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet i pavarur, por fiksimi i saj i kalon kufijtë e normales. Media e rëndësishme spanjolle, “El Pais” ka raportuar se Këshilli i lartë i Spanjës është munduar të bindë Fifën që Kosova të mos prezantohet në ndeshjet eleminatore me flamurin e saj.
Sigurisht që një aludim kaq i pakuptimtë as që nuk mund të merej parasysh nga FIFA, e cila e njeh shtetin e Kosovës si të lirë dhe të pavarur. Iberikët njihen si shtet pro-serb, teksa shumë lojtarë shqiptarë me origjinë kosovare kanë patur mjaft probleme në skuadrat e tyre përkatëse. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/