Licencimi i klubeve shqiptare ka filluar, përcaktohet edhe data se kur do të mbyllet procesi nga UEFA

Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2021-2022. Ky proces do të përmbyllet më 31 Mars 2021, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriterët e tjerë.

Ashtu si edhe në vitin e shkuar, Sektori i Licencimit do të organizojë seminare dhe takime bilaterale me të gjithë klubet aplikante për licensë, për t’i asistuar dhe ndihmuar në këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online