Pas rinovimit të Asion Dajës, Tirana ka zyrtarizuar rinovimin me Dorian Kërçikun. Anësori 24-vjeçar ka firmosur sot në kontratën që e lidh edhe për 2 vite me Tiranën.
Mbrojtësi është bërë sërish pjesë e Tiranës prej verës së vitit 2013, kur la Skënderbeun pas dy titujsh kampionë të fituar në Korçë, ndërkohë që në vitin 2011 kishte lënë pikërisht Tiranën për Skënderbeun.
Në Tiranë është kthyer në një pikë kyçe të formacionit bardheblu, duke qenë titullar në 5 sezonet e fundit dhe duke mos u larguar as kur Tirana zbriti në Kategorinë e Parë