FIFA ka konfirmuar ditën e sotme, dënimin ekzemplar me 12 muaj përjashtim për kreun e federatës së futbollit palestinez, Xhibril Raxhub. Arsyeja për këtë masë të FIFA-s ndaj shtetasit palestinez, ka të bëjë me thirrjet publike të tij për të djegur në masë fanellat e Lionel Mesit nëse Argjentina do të zhvillonte një miqësore me Izraelin në Jeruzalem para Botërorit “Rusi 2018”.
Presioni i bërë nga Raxhub ia vlejti. Federata argjentinase iu frikësua trazirave që mund të rridhnin nga ndeshja dhe anuloi në momentin e fundit ndeshjen ndaj izraelitëve, vendim ky që u shkaktoi një dëm të madh nga ana ekonomike argjentinasve, pasi u detyruan të dëmshpërblenin kompaninë që u mor organizimin e takimit.