“Keqardhje për Tiranën ndaj Zvezdës“, Gega pasi prek suksesin e parë: Ambiciet e Gjicit nuk më pengojnë

Një ditë fantastike kjo e sotmja për futbollin shqiptar. Kukësi është skuadra e 3-të e Superiores që prek turin e dytë të kualifikueseve të Europa League. Një debutim ëndrrash në stolin e verilindorëve ishte ai i Skënder Gegës, që ia doli të eliminojë Slavian e Sofies falë fitores 2-1. Në përfundim të kësaj sfide, trajneri tropojan ka folur për mikrofonin e “RTSH Sport“.

“Fituam, por kemi disa gabime që duhet ti përmirësojmë. Me rëndësi është që ne fituam. Ky është futbolli dhe po kthehem pak te Tirana që ndiej keqardhje që nuk arriti të fitoj ndaj Zvezdës, duke shpërdoruar mundësitë. Edhe ne mund të kishim shënuar nje gol të tretë. Jam pjesërisht i kënaqur me afrimet e reja, do ti shohim me qetësi ku kemi caluar dhe si të përmirësohemi. Ambiciet e një presidenti si Gjici që ka dëshirë vetëm për sukses nuk më pengojnë, por vetëm më japin shtysë. Shpresoj që të kemi gëzuar gjithë tifozët shqiptar. I uroj Lacit dhe Teutës fitoren dhe të ecim paralel me suksesin”, ka thënë Sknëder Gega./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online