Ditë për t’u shënuar në histori për futbollin shqiptar, ekipet e Superiores “pushtojnë” Europën

Një ditë për t’u shënuar në histori ishte kjo e sotmja për futbollin shqiptar. Europa League gjen në turin e dytë të gjitha ekipet e Superiores që siguruan pjesëmarrjen nëpërmjet kampionatit. Teuta ishte e para që kaloi Beitarin e Jeruzalemit, ndërsa të njëjtin sukses e pasoi Laçi përballë Keshlas dhe në fund mbrëmjen e mbyll në mënyrë fantastike triumfi i Kukësit në “Air Albania”.

Ndërkohë vlen të shtohet edhe Tirana, që kaloi turin e parë ne Champions League dhe u eliminua në mënyrë dinjitoze e të pamerituar më pas nga Crvena Zvezda. Koha kur skuadrat shqiptare hynin inferiore në arenën ndërkombëtare dhe suksesi matej me pikatore ka përfunduar. Ekipet e Superiores kanë “pushtuar” Europën dhe fjala surprizë nuk mund t’i shoqërojë më gjatë arritjet e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online