“Keqardhje për paragjykimet që do e ndjekin”, Halili thotë hapur mendimin për Osmanin: Besnikëria ka ngjyrë të bardhë

Pas varjes së këpucëve në gozhdë, Tefik Osmani ka nisur një tjetër karrierë në jetën e tij, atë të drejtorit sportiv. Një detyrë e rëndësishme kjo, aq më tepër kur ushtrohet në një klub të madh si Tirana. Vajza e presidentit Halili duket e bindur se ish-mbrojtësin e pret përpara një rrugë pozitive. Këtë mendim e ka dhënë përmes llogarisë së saj në “Instagram“, ku shuan kuriozitetin e një ndjekësi të saj në lidhje me opinionin që ka për Osmanin. Këtë “story“ e ka shpërndarë më pas edhe vetë drejtori sportiv i Tiranës.

“Në këtë rast, besnikëria ka ngjyrë të bardhë. Keqardhje për paragjykimet të cilat do e ndjekin, ndonëse jam e bindur se do hedhi hapa të sigurtë drejt një rruge plotë realizime pozitive. Bardheblutë janë një familje”, shkruan Goldi Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *