Zyrtare/ Ballkani gjen pasardhësin e “babës“ së Kosovës, ish-trajnerit i Teutës i besohet kreu i pankinës

Tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare. Bledi Shkëmbi është trajneri i Ballkanit. Pas largimit të “babës” së Kosovës, Ismet Munishit, klubi nga Suhareka ka gjetur pasardhësin në krye të pankinës. Në bisedime për këtë detyrë ka qenë edhe Orges Shehi, por duket se presidenti Arsim Kabashi është bindur më shumë nga ish-trajneri i Teutës. Një plus për Shkëmbin ka shërbyer fakti se në të kaluarën e tij ka drejtuar skuadrën e Lirisë dhe e njeh Superligën e Kosovës.

“Mirësevjen Bledi Shkëmbi! Të dashur tifoz, kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi. Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar .

Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi. Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës”, shkruan klubi i Ballkanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online