“Keqardhje për ata që luajtën pa të infektuarit“/ De Laurentis reagon per deklaratën e Pirlos: Nuk dua ta quaj idiot

Vendimi për ndeshjen Juventus-Napoli mori një kthesë të papritur dhe verdikti final është riluajtja e takimit. Fitorja në tavolinë e bardhezinjve zhvlerësohet dhe të kaltërve u hiqet penaliteti i pikëve. Një koment për këtë çështje ka ardhur edhe nga Andrea Pirlo, i cili pranon të riluhet ndeshja, por nga ana tjetër nuk nguron të thumbojë duke shprehur keqardhje për ekipet e tjera të cilat janë paraqitur në fushë edhe pse kishin raste me Covid.

“Më vjen keq për ekipet e tjera që kanë udhëtuar dhe kanë humbur pikë pa thënë asnjë gjë, duke udhëtuar dhe duke luajtur pa ata që kishin Covid”, ishin fjalët e Andrea Pirlos. Kjo deklaratë ka marrë edhe reagimin e presidentit të Napolit. De Laurentis ka folur për “Radio Capital“, ku shprehet se nuk dëshiron të shkarkojë intatin te trajneri i Juventusit e ta quajë idiot. Kreu i napoletanëve është i mendimit se Pirlo duhet të bëjë vetëm trajnerin dhe punët e tjera t’ja lërë klubit.

“Pirlo duhet thjesht të bëjë trajnerin, përgjigje të caktuara t’ja lërë përfaqësuesve të tij të klubit. A vendoset një ligj sportiv përpara një ligji shtetëror, duke rrezikuar dënimin? Më duket e çmendur. Pirlo nuk është avokat, ai nuk njeh disa procedura dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur në lidhje me protokollet. Nuk dua ta nxjerr të gjithën te Pirlo duke i dhënë idiot, do të ishte shumë e lehtë. Bëhu trajner. Ai tha se çfarë do të thoshte çdo trajner për të mbrojtur klubin për të cilin punon”, ka thënë De Laurentis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online