Në emisionin të “Paekzpozuarit” ka pasur si tematikë kryesore zgjedhjet në FSHF. I ftuar ishte Arjan Curri, që në një lidhje LIVE do t’i tregonte Veliajt ndikimin që ka pasur politika në këtë mes. “Nga persona që unë kam takuar dhe i premtova se nuk do dilnin emra, janë hequr nga puna dy mësues që shiheshin në mbështetje të Dukës. Si shpjegohet ky rast?”.
Nga ana tjetër, Veliaj është përgjigjur: “Jo, nuk është e vërtetë. E kam verifikuar rastin dhe nuk është e vërtetë. A kam bërë presion? Po mo po, kemi bërë presion që të kenë sadopak sedër në votën e tyre anëtarët e futbollit”, tha Veliaj. /Sport Ekspres/