Derbi e rikthen Tiranën te fitorja/ Simoni pëson golin e parë në Superiore, bardheblutë fundosin “nëndetësen“

Ka përfunduar me rezultatin minimal 0-1 derbi i kryeqytetit. Ka qenë pikërisht kjo sfidë që e rikthen Tiranën te fitorja. Pas barazimit me Vllazninë, bardheblutë kanë marrë tre pikët kundër Dinamos, duke shkuar tashmë në +6 pikë nga Kukësi i vendit të dytë. Dueli është vendosur në minutën e 69, atëherë kur Redon Xhixha tund rrjetën pas një pasimi nga Taulant Seferi.

Portieri Simoni pësoi sot golin e tij të parë në “Abissnet Superiore“. Pas tre takimeve titullar ku e ka mbajtur rrjetën të paprekur, 17-vjeçari i dinamovitëve sheh për të parën herë topin të kalojë vijën fatale. Tirana fundos “nëndetësen”, e cila nuk përfiton nga humbja e Skënderbeut për t’u shkëputur prej tij në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online