“Keni emra si Broja, Uzuni, Asani, që të bëjnë dëm në çdo çast”, trajneri i Çekisë: Ne dimë si të fitojmë në ndeshje për jetë a vdekje

Jaroslav Silhavy është paraqitur përpara mediave ditën e sotme, për të folur në prag të sfidës Shqipëri-Republika Çeke. Trajneri i çekëve ka vlerësuar ekipin tonë kombëtar, por nga ana tjetër bën të qartë se skuadra e tij ka ardhur në Tiranë vetëm për tre pikët. Silhavy pranon se atmosfera në “Air Albania” pritet të jetë mjaft e ndezur, por nuk shqetësohet për këtë fakt, pasi sipas tij lojtarët çekë luajnë shpesh në ambiente të tilla.

“Në ndeshjen e parë, ne kemi parë lojtarë shumë cilësorë të Shqipërisë, duke nisur nga mbrojtja. Jemi të informuar mbi Shqipërinë, kundërshtari ynë ka shumë besim në vetvete dhe kjo është diçka e veçantë. Shqipëria disponon lojtarë që luajnë në Serie A, apo edhe një sulm me emra si Uzuni, Asani apo edhe Broja. Pra, është një skuadër me kualitet dhe ne duhet të bëjmë kujdes me hapësirat, sepse nëse gabojmë Shqipëria ka element që mund të bëjnë dëm në çdo moment. E kemi studiuar dhe duhet të tregohemi vigjilentë në çdo moment, por ashtu siç Shqipëria ka përgatitur ndeshjen edhe ne e kemi bërë dhe të mos harrojmë që edhe ne kemi pikat tona të forta.

Natyrisht që atmosfera në stadium do të jetë shumë e zjarrtë, zhurmuese, me një publik të shumë të numër, por ne jemi mësuar me një atmosferë të tillë, sepse kemi lojtarë që luajnë çdo javë në situata të tilla, me stadiume të tejmbushura. Në lojë janë tri pikë për t’u kualifikuar dhe ne do të luajmë për ato tri pike. Unë besoj se skuadra jonë është me përvojë të tillë dhe e ka treguar se në ndeshje të tilla të vështira ku luhet për jetë a vdekje i ka vlerësuar dhe ia ka dalë të fitojë. Unë e vlerësoj dhe e shikoj që këtu atmosfera për ekipin shqiptar është shumë e lartë, por shpresoj që do arrimë të fitojmë”, ka deklaruar Jaroslav Silhavy./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online