“Atmosfera do jetë zjarr, siç është edhe populli shqiptar”, Gjimshiti jep premtimin: Do vij të festoj në Preshevë

Shqipëria do të luajë nesër kundër Republikës Çeke një nga ndeshjet më vendimtare të grupit E. Berat Gjimshiti dhe Silvinjo janë paraqitur sot në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide. Kapiteni i Kombëtares ka vlerësuar lart kundërshtarin, duke nxjerrë në pah faktin se sa e vështirë ishte të merrej një barazim në Pragë. Sa i përket mungesës së Ismajlit, Gjimshiti thotë se në ekipin tonë kombëtar ka të tjerë lojtarë që mund ta zëvendësojnë mbrëmjen e nesërme.

“Në futboll fokusohesh ndeshje pas ndeshje, pasi nuk e di çfarë vjen. Por jemi në një moment të bukur. Sigurisht që euphoria është më shumë nga jashtë se sa nga brenda. Ne i dimë vlerat e kundërshtarit, i dimë dhe vlerat tona. Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne do të japim maksimumin. Ismajli është një mungesë për të gjithë skuadrën. Por kemi lojtarë me shumë vite eksperiencë. Kështu që nuk do të jetë problem. Të gjithë lojtarët që luajnë me mua janë njësoj.

E pamë që është një skuadër shumë fizike. Në krosime dhe goditjet standarte janë shumë të rrezikshëm. Kanë shumë kualitete individuale. Nuk ishte e lehtë t’i merrnim barazimin. Kishin ata më shumë raste. Ndoshta ndesër do të kemi ne më shumë raste. A do vij në Preshevë për të festuar? Do vij edhe nëse ndodh ndryshe. Kam ende njerëzit e mi atje, gjyshen, gjyshin. Kështu që do të vij. Për atmosferën pyesni edhe trajnerin pas ndeshjes. Atmosferën, do të jetë zjarr siç është edhe populli shqiptar.”, ka thënë Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online