“Kënaqësia e Sanremos të më ketë mua”, spektakli i Ibrahimoviç: Juria interiste? E di, nuk folën me gojë për 6 muaj

Ibrahimoviç nuk është vetëm një lider në fushë, por edhe jashtë saj. Suedezi me origjinë boshjake është i lindur për të dalë fitimtarë kudo që garon….edhe në media. 39 vjeçari njihet për deklaratat e tij sa me vetëbesim aq edhe komike. I ftuae në Sanremo, sulmuesi i Milanit nuk ka ngurruar të nxjerrë në pah karakterin e tij prej një “aktori komedie”. “Është një nder për mua të jem i pranishëm, poe gjithashtu dhe për ju të më keni mua këtu në Sanremo.”- nisi fjalimin Ibrahimoviç, i cili më pas vijoi me shakatë e tij, kundrejt jurisë.

“Ndihem i vogël, por sigurisht që më i madh se ju. E di që Amadeus dhe Fiorelo (juria) janë interistë se po ma përsërisin çdo 5 minuta që janë në vend të parë….por për 6 muaj nuk i dëgjova të flisnin. Por ska problem, do ta marim atë vend të parë”.

Gjithashtu Zllatan Ibrahimoviç ironozi dhe këngëtarët, duke u shprehur se disa prej tyre mund të shiteshin tek Liverpuli se i mungojnë mbrojtësat. “Këngëtarët? Ne shesim disa, kam dëgjuar që Liverpul është duke kërkuar për 4 mbrojtësat”- tha nder të tjera Ibrahimoviç. Ajo çka e bënë më të bukur sarkazmën e Ibrahimoviç është aftësia e tij për të mbajtur një pamje serioze. Vetëm një lider si ai mund të flasë me vetëbesim aq të madh për veten dhe t’i bëjë ato realitet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online