Teuta ka zyrtarizuar një afrim të ri në merkaton e dimrit. Durrsakët i kanë besuar eksperiencës së Jurgen Goxhës. 30-vjeçari do të jetë lojtari më i ri në organikën e ekipit që drejtohet nga ana e Martinit.
Një futbollist që e njeh më së miri kampionatin shqiptar për shkak të aventurave të tij me disa ekipe. “Kënaqësi të jem në ekipin ku u rrita dhe u linda”, shkruan Goxha, që këtë herë ka impulse të reja për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. /Sport Ekspres/