“Kënaqem që i shënuam 3 gola një ekipi që pëson pak”, Daja qendron me këmbë në tokë: Futbolli zgjat 180 minuta

Ballkani ka marrë sot një fitore mjaft të rëndësishme. Skuadra nga Suhareka ka mposhtur Larnen me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ilir Daja ka folur për mikrofonin e “Supersport”-it pas përfundimit të takimit, ku ka shprehur kënaqësinë e tij për faktin që arritën t’i shënonin tre gola një ekipi që pëson pak.

“Larne është një ekip që ka karakteristika të veçanta. Kemi poseduar goxha mirë topin, kemi pasur ritmin e mirë deri në fundin e takimit. Mos të harrojmë se ne sa jemi kthyer nga Bullgaria dhe kemi pasur veç katër ditë kohë për t’u përgatitur. Orari ishte i ngjeshur, do ta përsëris se kemi marrë lojtarë goxha të mirë. Ndeshje të mirë luajti Kryeziu.

Kemi luftuar të gjithë si grup dhe kemi bërë një hap të mirë në këtë ndeshje. Futbolli nuk është 90 minuta, por 180 minuta në kualifikime. Ne duhet të kapim akoma më shumë ritmin tonë më të mirë e të shohim më pas. Gjithmonë ka më mirë, por rezultati 3-0 është i mirë. Janë ekip që pësojnë pak. U mbrojtën me 11 lojtarë, por na kënaq fakti që shënuam tre gola”, ka deklaruar Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *