“Kemi vetëm fjalë të mira”! Laçi zyrtarizon largimin e Shpëtim Duros: Ishte verë emocionuese!

Shpëtim Duro nuk do të jetë më pjesë e pankinës së Laçit në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit nuk kanë arritur në marrëveshje me trajnerin sa i përket vazhdimit të kontratës, duke vendosur kështu për ndarjen e rrugëve.

Zyrtarizimi ka ardhur edhe nga vetë klubi që njofton se Duro nuk do të jetë më trajneri i Laçit. Por padyshim që largimi vjen mes fjalëve më të mira, pasi me këtë teknik në krye do të arriheshin rezultate mbreslënëse në Europë, me kurbinasit që kryesuan mbi gjithë ekipet e Superiores. /Sport Ekspres/

“Shpëtim Duro nuk është më trajneri i skuadrës sonë. Pas një vere emocionuese për të gjithë, kemi vetëm fjalë të mirë për Duron për punën e bërë në krye të ekipit dhe gjithçka tjetër. I urojmë sukses në vazhdim dhe i falënderojmë për çdo ditë të punës së tyre në krye të skuadrës tonë, punë e bërë për rritjen e ekipit dhe arritjen e objektivave. Faleminderit profesor Duro”, shkruhet në reagim.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Lac?i (@kflaci.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *