“Kemi qendërsulmuesin më të mirë në botë”, presidenti i Realit: Te ne Halandi do të rrinte në stol

Florentino Perez ka dhënë së fundmi një intervistë për “El Chiringuito”-n, ku ka folur për dy nga lojtarët më të lakuar në merkato, Mbapenë dhe Halandin. Presidenti i Realit të Madridit është shprehur se sulmuesi norvegjez nuk mund të konkurojë me Benzemanë për momentin, për këtë arsye nuk kërkuan ta transferonin në Spanjë, pasi aty do e priste stoli.

“Ne kemi qendërsulmuesin më të mirë në botë (Benzemanë) dhe ai është i papajtueshëm për momentin me Halandin, i cili është një lojtar i mrekullueshëm. Por ne nuk do të sjellim Halandin për ta ulur në stol, apo jo?”, ka thënë Florentino Perez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online