“Kemi për të shkëlqyer në Gjermani”! Munishi mendon kualifikimin në grupin e ferrit: Shqipëria do të dalë në vendin e dytë pas Spanjës

Më keq se kaq nuk mund të kishte! Shqipëria përfundoi në të njëjtin grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në Europianin e Gjermanisë. Për këdo që e pa nga jashtë, qeshën me fatin e keq të Shqipërisë që për herë të dytë në histori shkoi në fazën e grupeve të Europianit.

Në një situatë të tillë u gjend edhe Costa Rica në Botërorin e vitit 2014. A do të jetë Shqipëria e njëjta histori? Për këtë është diskutuar edhe në emisionin Koha Shtesë me trajnerin Ismet Munishi. (Emisionin e plotë të Koha Shtesë me trajnerin Ismet Munishi e gjeni këtu)

“Për mua ne kemi kaluar dy kundërshtarë shumë të fortë në fazën kualifikuese të Europianit, nuk duhet ta harrojmë, çekët dhe polakët. Për mendimin tim, Çekia është në të njëjtin nivel me Kroacinë dhe Italinë. Nuk kemi pse të frikësohemi, do ta shikoni që ne do të shkëlqejmë. Janë po njësoj, shikoni edhe çekët sesi do të shkëlqejnë në Europian. Spanja është niveli tjetër, Italia dhe Kroacia kishin më shumë vështirësi se ne për t’u kualifikuar. Kam shumë besim se do të shkëlqejmë, për mua Shqipëria do të dalë në vendin e dytë në grup”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *