“Kemi ofertë 200 mijë euro nga Gjermania, jemi furnizues absolut i futbollit shqiptar”, Halili: Pendesë për Dajën? Do të jetë trajneri i Tiranës në të ardhmen

Refik Halili është i ftuar në studion e emisionit “Elite Show” në “SuperSport”. Presidenti i Tiranës ka treguar shifrat e përfituara nga merkatoja e dimrit, ndërsa zbulon se klubi ka një ofertë 200 mijë euro nga Gjermani për Jakun. Halili ka treguar strategjinë e tij për lojtarët e akademisë, të cilët dëshiron t’i aktivizojë në ekip, ose të furnizojë me ta ekipet e tjera të futbollit shqiptar. I pyetur nëse është penduar për shkarkimin e Ilir Dajës në të shkuarën, presidenti i bardhebluve është përgjigjur negativisht. Madje, sipas tij, Daja do të kthehet sërish në stolin e Tiranës përpara se të mbyllë karrierën e tij.

“Klubi ka marrë 200 mijë euro nga Hasani. Nga Kaina kemi marrë 158 mijë euro, nga Doka 0.Blerje? Djali im, si prind dhe si president, më tha: ‘Më mirë paguaj rrogat e lojtarëve, pastaj bëj blerje’. Dhe unë kështu bëra, pagova rrogat e lojtarëve. Egbosë i kam thënë, Muçin kam dëshirë dhe e dua të paktën 30 minuta në fushë. Kam pikë të dobët Tolën. Tola më duket lojtar që ka mend më shumë se të gjithë lojtarët e kampionatit shqiptar. Ka një ofertë 200 mijë euro për Jakun në Gjermani. Jemi furnizuesi më i madh i kampionatit shqiptar. Shikoni në Superiore sa lojtarë keni të Tiranës, shikoni dhe në Kategorinë e Parë. Jemi furnizues absolut. Nuk dua asnjë futbollist që të Pendesë për largimin e Dajës? Jo. Daja do të jetë trajner i Tiranës në të ardhmen. Është i ri”, ka thënë Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online