Albi Doka nuk kalon dot klasën, Halili i vë notën lojtarëve të Tiranës: 4 për Dokën, kam pritur më shumë nga Latifi

Refik Halili ka vlerësuar me notë lojtarët e Tiranës. Presidenti i Tiranës ishte i ftuar në emisionin “Elite Show” në “Supersport”, ku ka gjykuar paraqitjet e lojtarëve të afruar në verë. Halili ka vlerësuar me notën 4 Albi Dokën, ndërsa notën më të lartë ia vendos Hoxhallarit.

“Albi Doka 4. Pres nga Abazaj, sepse këtë gjë e kemi bërë edhe me Seferin, që sot është lojtar shumë i rëndësishëm. Është meritë totalishte klubit, e Osmanit, që e ka bindur. Abazaj nga dita në ditë ka pritur që të iki, por fati nuk ka dashur. Ka pasur dëmtim. I vendos notën 7. Kam pritur më shumë nga Latifi. Pres që të shkojë aty ku duhet dhe them se do të shkojë. 6 i vendos.

Hoxhallari është lojtar shumë i rëndësishëm. Kur të vijnë fitoret do të kalojë notën 8. Mici pres që kur të lërë futbollin do t’i vendos notë. Kur i është dhënë mundësi për të luajtur, ka dhënë goxha kontribut. Është njeriu që e mban afër skuadrën. Ka goxha eksperiencë”, është shprehur Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online