“Kemi oferta të rëndësishme nga jashtë”, menaxheri tregon të ardhmen e Hysajt: Firmosim që nesër nëse do Napoli

Me hapjen e merkatos së dimrit, Elseid Hysajt i lind e drejta për të mbyllur marrëveshje paraprake me cilëndo skuadër që dëshiron për të vijuar karrierën e tij. Kontrata e shkodranit me Napolin përfundon në verë, duke iu dhënë kështu mundësia të largohet si një lojtar i lirë. Rinovimi i tij me të kaltrit është kthyer prej kohësh në një çështje në Itali, megjithëse kjo pistë sa e vjen e duket edhe më e largët.

Menaxheri i mbrojtësit të Kombëtares ka folur për “Radio Punto Nuovo”, ku thekson se dëshira e klientit të tij është të qendrojë në Napoli, por në të njëjtën kohë ka oferta të rëndësishme nga jashtë. Xhufredi shton se gjithçka e ka në dorë klubi, pasi nëse tregohet i gatshëm për të kontratën e re, atëherë Hysaj nuk do ta ketë problem të hedhë firmën e tij.

“Elseid Hysaj me siguri do të përfundojë sezonin te Napoli, pastaj nuk e di se çfarë do të ndodhë. Gjithçka është e mundur. Për momentin, me 51% nuk do të rinovojë me të kaltrit, por nëse nesër në mëngjes Napoli ka dëshirën ta mbyllë (rinovimin), atëherë do e bëjmë. Hysaj do të qendrojë, por kemi oferta të rëndësishme nga jashtë”, ka deklaruar Mario Xhufredi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *