“Nuk do jetë kurrë kampion, dh**** nën presion”, Kasano sulmon Dibalën: Kërkon edhe 10 milionë madje

Paolo Dibala po kalon një periudhë të vështirë në Torino, teksa forma jo e mirë dhe mungesa e vendit të titullarit e shoqëroi që nga drejtimi i Sarrit e deri më tani te Pirlo. Argjentinasi shpesh është parë si e ardhmja e klubit bardhezi dhe pritet me padurim rinovimi i kontratës, por ka nga ata që e shohin numrin 10 të “zonjës së vjetër” larg të qenurit një kampion që mund të udhëheqë Juventusin.

Këtij mendimi i qendron edhe ish-futbollisti i njohur italian, Antonio Kasano, i cili “sulmon” Dibalën në një bisedë me Bobo Vieri në “Tëitch”. Sipas ish-sulmuesit, Dibala është një lojtar i madh, por kurrë nuk ka për të qenë një kampion, pasi shpatullat e tij nuk mund të përballojnë presionin.

“Nëse të gjithë trajnerët që e kanë pasur atë, Sarri, Pirlo, Alegri së pari, nuk e konsiderojnë të nevojshëm, atëherë unë pyes veten: “A është ai një kampion apo një lojtar i madh?”. Për mua ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, jo ??një kampion, ai nuk është një kampion, nuk e ndryshon ekuilibrin. Pastaj ai shënon 20 gola në kampionat, 40, por ideja ime është që ai kurrë nuk do të jetë kampion.

Dibala ka gjuajtje, siç i pashë te Di Natale, Insinje, apo shumë lojtarë të mëdhenj, por ai nuk është një kampion. Sepse nëse doni të keni 10-ën mbi supe, atë që Tevez kishte për tre vite te Juve, duhet të jeni në një nivel më të lartë. Kam përshtypjen se kur i veshin atij pak presion ai dh**** nga poshtë. Gjithmonë i mungon diçka për të bërë sezone të niveleve të larta. Pastaj kërkon edhe 8-10 milionë, por le të mos bëjmë shaka”, ka thënë Antonio Kasano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online