Lokomotiva e Zagrebit ka prezantuar prurjen më të re në skuadrës, Sherif Kallakun. Mesfushori që i dha shumë gjenialitet Superiores ka nisur kështu eksperiencën e re në Kroaci, duke e parë si një trampolinë për një hap edhe më të madh në karrierë.
“Kemi marrë një nga talentet shqiptarë më të mëdhenjë”, është kjo mënyra sesi Lokomotiva e Zagrebit e ka prezantuar ish-lojtarin e Teutës dhe njëkohësisht kapitenin e Shqipërisë U-21. Në fjalët e thënë shkurtimisht për këtë lëvizje, Kallaku është shprehur: “Unë i njoh të gjithë lojtarët e Shqipërisë që janë te Lokomotiva, prandaj do ta kem të lehtë këtu. E kam ndjekur këtë skuadër nga afër dhe dua që të vazhdojmë me fitore edhe në sezonin e ardhshëm”, u shpreh Kallaku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Sherif Kallaku, kapetan albanske U21 reprezentacije, novi je igra? Lokomotive!
Dolazi iz albanske Teute za koju je prošle sezone odigrao 31 utakmicu te postigao 14 golova.
Dobrodošao Kallaku!??? pic.twitter.com/pLkdOgx8Of
— NK Lokomotiva Zagreb (@NKLokomotiva) August 9, 2020