“Kemi mbipopullim në sulm”, Ilir Daja tregon problemin e Partizanit: Të mos flasim për objektiva të largëta…

Partizani nuk ka marrë vendimin e pritur nga ana e CAS për t’i hequr dënimin me bllokimin e merkatos. Të kuqtë kërkojnë që t’i marrin maksimumin grupit aktual dhe një trajner si Ilir Daja di më së miri sesi mund të realizohet ky objektiv.

Për të folur rreth synimeve të kryeqytetasve në këtë sezon është ende herët, madje edhe vetë drejtori Olsi Rama e ka përsëritur në shumë raste: “Objektivi ynë? Vetëm që Partizani të mësojë të luajë futboll të bukur”. Në këtë linjë mendim ecën edhe Ilir Daja i cili shprehet në një intervistë për “Balkanweb” se kërkon t’i marrë gjërat hap pas hapi.

“Ne kemi punuar me dy projekte. Në njërin që nuk u realizua për të marrë lojtarët në pozicionin që kishim nevojë dhe tani duhet të mos tërhiqemi, por të vazhdojmë të marrim maksimumin me organikën që kemi në dispozicion.

Nuk duhet që të flasim për objektiva afatgjata pasi duhet parë reagimi i skuadrës në ndeshjet e kampionatit pasi miqësoret nuk janë tregues i rëndësishëm. Mendoj që t’i marrim më mirë gjërat hap pas hapi. Ne kemi një mbipopullim në sulm dhe më pak në repartet e tjera. Do të mundohemi që të manovrojmë për të zbehur problemet tona”, u shpreh Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *