Ishte duke biseduar me skuadrën e re dhe kthehet pas 14 ditëve, Çekiçi nuk luan dot për Ljubjanën në Europë

0

Olimpik Ljubjana do të luajë në ditën e sotme për turin e dytë të “Europa League” kundër Zrinjskit. Por ekipi slloven nuk do të ketë në përbërje lojtarin e saj më të mirë, Endri Çekiçin. Sipas asaj që raporton “Svet24.si”, futbollisti i Shqipërisë ka shkuar për rreth 14 ditë në Turqi për të mbyllur bisedimet me Ankaragucu dhe për të firmosur kontratën e re.

Megjithatë negociatat nuk kanë shkuar më sukses, të paktën për momentin. Çekiçi është rikthyer sërish te Ljubjana në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, por nuk do të ketë mundësinë që të luajë përballë Zrinjskit.

Kjo pasi e gjithë skuadra e ka bërë testin e Koronavirusit që janë dërguar si një provë se sllovenët janë të painfektuar dhe nuk e rrezikojnë shëndetin e kundërshtarëve, ndërsa Çekiçi ka qenë në Turqi gjatë kohës së testit. Për këtë arsye është e pamundur që të aktivizohet në përballjen e sotme, ndërsa media sllovene shprehet se te Ljubjana nuk janë aspak të lumtur për mënyrën sesi po shkon çështja mbi transferimin e tij. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.