Shqipëria është ndarë në barazim 0-0 nga miqësorja e sotme kundër Uellsit. Edi Reja ka mbetur i kënaqur me punën e bërë në fazën mbrojtëse, ndërsa shtoi në intervistën pas ndeshjes se duhet të përmirësojnë mënyrën e të dalurit në kundërsulm. Një deklaratë kjo që nuk i ka pëlqyer ish-trajnerit të Kombëtares, Astrit Hafizit. Ky i fundit është shprehur në studion e “Supersport” se fjalët e Rejas gjithnjë të njëjta, si dhe i shkon pas mendimit se kuqezinjtë janë duke bërë hap pas.
“Këto deklaratat e Rejas më duken njësoj që nga dita e parë kur ka ardhur. Këtë rinisjen e dëgjoj vazhdimisht. Pyetja është përse nuk e kemi? Përse nuk e arrijmë këtë? Nuk është hera e parë që e dëgjoj në këtë formë. Gjithnjë fjalë pozitive për skuadrën, nuk nxjerr asnjë difekt. Çfarë përfituam nga kjo ndeshje? Më duket se vetëm atë që dëgjova për portierin Selmani. Mu duk vetëm ajo që ishte nga kjo ndeshje. Se kështu konstatime mund ti bëjmë ne.
Me mënyrën se si luajmë unë mendoj që kemi bërë hapa mbrapa. Se tha do bëjmë hapa përpara. Për mua, hapa mbrapa. Uellsin nuk e quaj kundërshtar. Për mua në pjesën e parë ishte kundërshtar që të linte për të dëshiruar. imagjino të kesh një skuadër të nivelit të lartë. Kam dëshirë që të mos dëgjoj më jemi mirë në mbrojtje“, është shprehur Astrit Hafizi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/