Kembëll i rikthehet futbollit, vesh për herë të parë “tutat” e trajnerit

Sol Kembëll Ish-qendërmbrojtësi i Totenhemit, Arsenalit dhe kombëtares angleze do të provojë për herë të parë eksperiencën e të qenit trajner. “Sky Sports” raporton se 44-vjeçari ka arritur  marrëveshjen  për t’u bërë trajneri i ri skuadrës së Mekllsfilld Toun.

Ekipi që militon në divizionin e katërt të futbollit anglez ndodhet në një moment shumë të vështirë. Pas 19-ndeshjes skuadra nga veriu i Anglisë renditet në vendin e fundit të tabelës, shtatë pikë larg vendit të 22-të, që i mundëson qëndrimit në këtë kategori.

Kembëll ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë që ka prodhuar futbolli anglez, por 44-vjeçari nuk ka pasur të njëjtin sukses në karrierën si trajner, ku akoma nuk ka debutuar edhe pse kanë kaluar më shumë se shtatë vite që nga momenti kur ai vari këpucët në gozhdë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online