“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu me familjen interiste dhe do të jap gjithçka që kam për të kënaqur tifozët”. Janë këto fjalët e para të Keita Balde, sulmuesi i ri zikaltër, që ka folur për adresën zyrtare të Interit.
“Me Ikardin kam kaluar vite te Barcelona, e njoh që kur ishte një adoleshent dhe njoh edhe trajnerin Spaleti. Për mua është një mbështetje e madhe dhe më deshi te Interi me çdo kusht. Jam këtu për atë dhe projektin”.
Më pas, ish-lojtari i Monakos ka folur edhe për zgjedhjen për t’u kthyer në Itali: “U ktheva në Itali me shumë dëshirë për të luajtur në një klub të madh. Kam përvojë në kampionat dhe dua të bëj mirë. Tifozët janë gjithmonë fantastikë, dua që të jenë të lumtur”.