Kevin Princ Boateng zgjodhi Barcelonën për të vijuar karrierën e tij në janar të këtij viti, teksa la Sasuolon për të pranuar ofertën e katalanasve. Hapësirat për ganezin kanë qenë shumë të pakta, teksa edhe një natë më parë përballë Atletikos, qëndroi në stol.
Gjithsesi, Boateng ka qenë i lumtur pas triumfit të ekipit të tij dhe ka postuar foto në Instagram nga ndeshja, ku ka shkruar: “Çfarë skuadre”. Ajo që ra në sy në këtë postim, ishte komenti i njërit nga tifozëve, i cili i thoshte se ke ardhur në “Camp Nou” vëtëm për të shkrepur foto.
Komentin e tifozit, Boateng nuk e ka lënë pa përgjigje, teksa i ka thënë: “Po, kam ardhur për të shkrepur foto, por foto të bukura ama”. Një përgjigje që shkaktoi reagime dhe të qeshura.