Edinson Kavani thotë se i ka lënë pas problemet me Nejmarin, duke pranuar gjithashtu se ka pasur probleme mes tyre këtë sezon.
Edhe pse Nejmari nuk luan prej muajit shkurt për dëmtim, PSG është në rrugën e duhur drejt triumfit në çdo kompeticion në Francë, sepse ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Ligës, ndërsa në finalen e Kupës së Francës do të ndeshet me Les Herbiers të kategorisë së tretë.
Gjithsesi, sezoni i parë i Nejmarit në Francë nuk ka shkuar shumë mirë, sepse braziliani ka pasur disa grindje me Kavanin, në lidhje me vendimin se kush do të gjuante faulle apo penallti.
“Është e vërtetë që kam pasur probleme me Nejmarin. Folëm për këtë gjë, i thashë që unë isha i pari që dëshiron që ai të ketë sukses në nivel individual. Megjithatë, i thashë që objektivat e skuadrës vinin para objektivave individuale”, ka rrëfyer Kavani për mediat franceze.
“Unë jam një punëtor që punon si futbollist, nuk jam një yll. Mundohem të jap gjithçka dhe të ndihmoj shokët, por duke menduar së pari për rezultatet e skuadrës
“Gradualisht, kemi gjetur mirëkuptim. Drejtuesit e klubit kanë marrë një vendim dhe e kam respektuar. Fishkëllimat e tifozëve ishin diçka e keqe për të. Nëse do të isha në vend të tij, do të trishtohesha”.