Stiven Shpendi vlerësohet të jetë një nga talentet më premtues në Itali. Sulmuesi 19-vjeçar po kalon një formë pozitive me Çezenën në Serinë C dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura italiane. Sipas “Corriere Romagna”, 4 klube të Serisë A janë të interesuara për shërbimet e tij.
Sasuolo, Fiorentina, Napoli dhe Milani janë skuadrat që po vëzhgojnë me interes Stiven Shpendin. Sigurisht që në këtë listë spikat emri i Napolit dhe Milanit, dy klube me histori të pasur në Serinë A, ku çdo futbollist do e kishte ëndërr të ishte pjesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/