Katër ekipet e Bundesligës lënë pas Realin dhe Mançester Sitin, dominojnë statistikat për goditjet në portë

CIES-i ka publikuar së fundmi statistikat për 5 kampionatet më të forta të Europës. Ekipet e Bundesligës dominojnë listën sa i përket numrit të goditjeve në portë. Bajerni i Mynihut është ekipi që godet më tepër katërkëndëshin, me mesatarisht 7.9 gjuajtje në portë përgjatë një ndeshjeje. Në vend të dytë gjendet Lajpcigu me 6.8 goditje në portë dhe podiumi plotësohet nga Bajer Leverkuseni me mesatarisht 6.7 gjuajtje në portë. Ndërkohë renditja vijon me një tjetër ekip të Bundesligës, Shtutgartin, me 6.6 gjuajtje në kuadrat.

Megjithëse është një nga ekipet më të forta të globit për momentin, Mançester Siti gjendet i pesti në Europë për numrin e gjuajtjeve në portë, me 6.5 goditje. Pas tij pason Reali i Madridit me mesatarisht 6.5 gjuajtje në katërkëndësh përgjatë një ndeshjeje. Në studim janë marrë ndeshjet që skuadrat kanë zhvilluar në kampionatet e tyre përkatëse deri më datë 19 dhjetor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online