Kampionati “Kategoria Superiore” për vajza ka përmbyllur me sukses fazën e parë të edicionit futbollistik 2025/2026. 9 ekipet pjesëmarrëse në garë kanë sjellë përballje mjaft emocionuese dhe me një numër të madh golash, plot 254.
Në fazën e parë të këtij sezoni, ekipi i Vllaznisë kryeson renditjen si ekipi që ka shënuar më shumë gola deri më tani, 59 gola. Shkodranet ndiqen nga skuadra e Gramshit, me pesë gola më pak se Vllaznia, 54 të tillë. Në vendin e tretë si ekipi që ka shënuar më shumë gola është ekipi i Apolonisë, me 45 të tillë.
Lista plotësohet nga Teuta (34 gola), Egnatia (23 gola), Partizani (19 gola), Kinostudio (10 gola), Atletik Klub (5 gola) dhe Lushnja (1 gol).
Sa i përket golashënueseve më të mira deri në këtë fazë të kampionatit, listën e kryeson sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi me plot 24 gola të shënuar. Futbollistja e Vllaznisë ndiqet nga lojtarja e Gramshit, Maria Julia Garcia Davila me 11 gola të realizuar. Në TOP 3 renditet edhe futbollistja e Apolonisë, Nicole Ndjock Pouhe me 10 gola të shënuar