Kategoria e Tretë/ Hapen regjistrimet për edicionin e ri 2023-2024, ftohen klubet të marrin pjesë

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë njofton të gjitha klubet dhe shoqatat e interesuara se kanë nisur regjistrimet për të qenë pjesë e edicionit të ri të Kategorisë së Tretë, për sezonin futbollistik 2023-2024.

Regjistrimet për këtë sezon futbollistik do të hapen më datë 1 gusht 2023 dhe do të mbyllen më 15 shtator 2023. Pas kësaj date asnjë kërkesë për t’u bërë pjesë e Kategorisë së Tretë nuk do të mund të merret në konsideratë. Kampionati i Kategorisë së Tretë pritet që të nisë edicionin e radhës në mesin e muajit tetor. Klubet apo shoqatat e interesuara duhet të dorëzojnë në Federatën Shqiptare të Futbollit listën e dokumenteve të mëposhtme:

  • Kërkesë nga Bashkia, klubi ose shoqata
  • Dokumentin e pagesës prej 120.000 lekësh në Union Bank
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit të Administratorit
  • Kontroll mjekësor për çdo lojtar
  • Listën emërore të ekipit. Të firmosur dhe vulosur nga klubi ose shoqata.
  • Foto të secilit lojtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online