Kategoria e Parë, Tërbuni-Besëlidhja nesër dhe Tirana të premten

Kategoria e Parë do të luajë në fundjavë ndeshjet e fundit për vitin 2017, por fillimisht në program është një ndeshje e prapambetur, sepse nesër Tërbuni pret Besëlidhjen, sfidë që duhej të luhej pak javë më parë, por u shty nga moti i keq. Të dyja skuadrat janë në formë të shkëlqyer dhe vijnë nga fitore të bukura jashtë fushe, ndaj është një sfidë shumë interesante, ku barazimi nuk do të kënaqë askënd.

Ndërkaq, java e fundit për vitin 2017 do të luhet mes të premtes e së shtunës. Të premten Naftëtari do të presë Tiranën, në një sfidë që luhet një ditë para të tjerave për faktin se lojtarët e huaj dhe stafi i drejtues i Tiranës duan të largohen për në vendet përkatëse, për pushimet e fundvitit.

Asnjë ndeshje nuk do të transmetohet direkt, për arsye teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *