Kategoria e Parë: Shëtitjet e radhës dhe finale mbijetese, ja sfidat

Kategoria e Parë do t’i luajë sot prej orës 16:00 të gjitha ndeshjet e javës së 29-të. Skuadrat e të dyja grupeve në zonën Play-off i kanë mbyllur llogaritë e tyre me kampionatin dhe ndeshjet e këtyre javëve kanë qenë formalitet. Ndryshe në zonën Play-out, ku ende nuk janë përcaktuar verdiktet përfundimtare.

Kështu, në grupin A Besëlidhja pret Korabin, ndërsa Erzeni pret në fushën e tij skuadrën e Dinamos. Në zonën Play-out të këtij grupi, Vora kërkon fitoren e shpresës me Shënkollin. Veleçiku kryesues pret Burrelin, dy skuadra që ende nuk e kanë shmangur mbijetesën. Vllaznia kryesuese është pushim.

Në zonën Play-off të Grupit B, dy ndeshjet Besa-Oriku dhe Egnatia-Lushnja do t’u shërbejnë skuadrave për të aktivizuar më shumë lojtarë të rinj.  Në zonën Play-out do të luhet një sfidë e vështirë në Cërrik, Turbina-Tomori. Të dyja skuadrat rrezikojnë mbijetesën, me beratasit më poshtë në renditje. Ndërkohë që Pogradeci-Apolonia mbetet një ndeshje ku luhet kreu i renditjes në këtë zonë të Grupit B.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË – JAVA 27

Grupi A | Play-off
E shtunë, 11 maj 2019
Ora 16:00 | Besëlidhja-Korabi
Ora 16:00 | Erzeni-Dinamo
Vllaznia pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, 11 maj 2019
Ora 16:00 | Vora-Shënkolli
Ora 16:00 | Veleçiku-Burreli
Iliria pushim

Grupi B | Play-off
E shtunë, 11 maj 2019
Ora 16:00 | Besa-Oriku
Ora 16:00 | Egnatia-Lushnja
Bylis pushim

Grupi B | Play-out
E shtunë, 11 maj 2019
Ora 16:00 | Turbina-Tomori
Ora 16:00 | Pogradeci-Apolonia
Elbasani pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *