Kanë përfunduar takimet e Kategorisë së Parë. Korabi dhe Besëlidhja janë ndarë në paqe, duke barazuar me shifrat 1-1. Një rezultat ky që lë në vendin e dytë lezhjanët e Plorit që e shohin veten në play off për të synuar ngjitjen në Superiore. Ndërkohë në Grupin B Lushnja nuk ia ka dalë dot në transfertën kundër Pogradecit.
Të dyja skuadrat i ndante vetëm një pikë dhe dueli i sotëm vendoste gjithçka sa i përket një bilete për në ndeshjen play off. Kështu Lushnja i duhet t’i thotë lamtumirë elitës së futbollit shqiptar këtë sezon, ndërsa Pogradeci ndez shpresat. Ndërkohë Apolonia e drejtuar nga Mërgjyshi nuk njeh humbje në këtë fazë të Kategorisë së Parë, teksa ka barazuar 3-3 në Kavajë kundër Besës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Play off, Kategoria e Parë, Grupi A
Kastrioti – Erzeni 3-2 | Ajazi 14‘, Marku 55′, Ogebugwu 64′ / Troplini 9‘, Rezi 37‘
Korabi – Besëlidhja 1-1 | Skuka 13‘ / Pergjoni 72′
Play off, Kategoria e Parë, Grupi B
Pogradeci – Lushnja 1-0 | Miklovan 16’
Besa – Apolonia 3-3 | Da Conceicao 31’ (p), Mecja 67′, Hoxha 89′ / Gjata 26’ (p), 56′, Sota 85′
Play out, Kategoria e Parë, Grupi A
Veleçiku – Burreli 0-0
Tërbuni – Egnatia 1-1 | Myrta 31’ / Dimo 67′