Në ditën e sotme janë zhvilluar edhe ndeshjet e radhës në Kategorinë e Parë. Grupi A është më i flakti atje ku Burreli ka mposhtur në shifrat 3-0 Korabin. Të shumta janë ekipet që pretendojnë vendin e parë në fundin e këtij kampionati, për të kërkuar ngjitjen në elitën e Superiores.
Nga krahu tjetër Lushnja po vazhdon që të humb terren, këtë herë duke dështuar në shtëpi pasi është mposhtur në shifrat 0-2 ndaj Pogradecit. Sa i përket Tomorit, ekipi nga Berati nuk ka arritur që të marrë tre pikët pasi është barazuar në minutën e fundit nga Turbina. /Sport Ekspres/
Kategoria e Parë, grupi A
Besëlidhja-Erzeni 1-0 Hajdari 62’
Burreli-Korabi 3-0 Toma 5’, 41’, 51’
Vora-Oriku 1-0 Gjinollari 14’
Kategoria e Parë, grupi B
Tomori-Turbina 1-1 Canko 76’/ Zaimi 89’
Lushnja-Pogradeci 0-2 Dragoi 45, Lickollari 46’