Kategoria e Parë nisi dje me Vllaznia-Korabi dhe shkodranët morën tre pikët e para, ndërkohë që sot zhvillohen ndeshjet e tjera të kësaj kategorie. Prej orës 16:00 do të zhvillohen të gjitha ndeshjet. Në grupin A zhvillohen disa takime interesante, ku spikat Besëlidhja-Burreli.
Në Shijak Erzeni pret Ilirinë, kurse Shënkolli Vorën e ngjitur në Kategorinë e Parë. Dinamo-Veleçiku është një tjetër takim i javës së parë në këtë grup.
GRUPI A
E diel, më 9 shtator 2018, ora 16:00
Dinamo-Veleçiku
Erzeni-Iliria
Besëlidhja-Burreli
Shënkolli-Vora
Mjaft interesant grupi B, ku lufta për t’u ngjitur në Superiore do të jetë mjaft e fortë. Janë disa ekipet që pretendojnë, por duhet të kalojnë disa javë për të parë se cilët do të jenë skuadrat që realisht kanë kapacitetin për të luftuar për elitën.
Bylisi e nis kampionatin me një transfertë kundër Egnatias, kurse Apolonia udhëton drejt Cërrikut, aty ku do të përballet me Turbinën. Në Berat Tomori pret Lushnjën, ndërkohë që Pogradeci-Besa është një takim mjaft interesant. Oriku dhe Elbasani, rivalë vjet në të Dytën, e nisin kampionatin duke u përballur mes tyre.
GRUPI B
E diel, më 9 shtator 2018, ora 16:00
Tomori-Lushnja
Pogradeci- Besa
Turbina-Apolonia
Oriku- Elbasani
Egnatia-Bylis