Kategoria e Parë/ Mbijetesa në lojë, asnjë ekip vendas nuk gabon

Kategoria e Parë tani e tutje përqendrohet te dy grupet play-out, ku do të përcaktohen skuadrat që zbresin nga kategoria dhe ato që shkojnë në ndeshjet shtesë.

Sot dy ndeshje kanë nisur në orën 14:00, në grupin A play-out, ku ndryshimi i orarit është vendosur për shkak se Vllaznia luan në 16:00, ndaj Vllaznia B kundër Korabit luajti me herët po në Shkodër. Fitore bindëse e shkodranëve, që triumfuan 3-1 ndaj Korabit, duke hedhur një hap të madh drejt mbijetesës.

Ndërkaq, Burreli priste Besën dhe ishtegjithashtu një sfidë mjaft delikate, me Besen që kërkonte të paktën një pikë. Megjithatë, duket se Besa i ka bërë llogaritë vetëm me ndeshjet shtëpiake, sepse luajti pa disa titullarë dhe u mund 1-0.

Në grupin B u luajtën dy ndeshje, por pa histori, sepse Naftëtari e Shkumbini fituan, ashtu si pritej.

KATEGORIA E PARË

PLAY-OUT

GRUPI A (14.00)

Vllaznia B – Korabi         3-1

Shënues: Ruqi 9′, Pusi 60′, Borshi 75′ / Lleshi 61′

Burreli – Besa                1-0

Shënues: Peçi 21′

GRUPI B (16.00)

Naftëtari – Iliria             2-1

Shënues: Xh. Kajo 5′, Samet Gjoka 59′ / Janot 35′

Shkumbini – Shënkolli      5-2

Shënues: Nexha 1′, Frajdej 26′, Isaj 35′, Lluca 39′, Meta 60′ / Ujka 17′, Ruben Danaj 86′

PLAY-OFF

Dinamo – Kastrioti       1-1 (Çema 13′ / Vatnikaj 56′)

Besëlidhja – Egnatia    2-1 (Ndreca 46′, Turad Kamara 56′ / Bexhi Antoni 48′)

Pogradeci – Bylis         1-1 (Jahaj 45′ / Murataj 46′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online